Ndalimet dhe kufizimet në Import-Export

 

Ndalesat dhe Kufizimet në Import-Export

Në përputhje me Kodin Nr. 08/L-247 për Doganat dhe Akcizat dhe legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, bëjmë të ditur për të gjithë personat juridik dhe fizik se janë në fuqi ndalesa dhe kufizime të ndryshme për importin dhe eksportin e disa mallrave.

1. Ndalesat në Import-Export:

    - Mallra të ndaluara për import: Ka mallra që ndalohen të importohen në Republikën e Kosovës për arsye të sigurisë kombëtare, shëndetit publik, dhe mbrojtjes së mjedisit. Lista e këtyre mallrave është e përcaktuar në legjislacionin në fuqi dhe mund të konsultohet në faqen zyrtare të Doganës së Kosovës; Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe institucioneve tjera rregullatore në nivel vendi.
    - Mallra të ndaluara për eksport: Të gjitha ndalesat për eksport përcaktohen për të mbrojtur burimet natyrore, për të respektuar legjislacionin vendor dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe për të ruajtur interesat kombëtare.

2. Kufizimet në Import-Export:

    - Kufizime për importe të caktuara: Kufizimet mund të aplikohen për disa kategori mallrash si produktet e rrezikshme, kimikatet, dhe pajisjet teknologjike të avancuara, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin vendor.
    - Kufizime për eksporte të caktuara: Eksportet mund të jenë të kufizuara për produkte që janë strategjike ose që kanë ndikim të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Kufizimet e tilla janë në përputhje me legjislacionin ne fuqi, rregullat ndërkombëtare dhe politikat e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

3. Dokumentacioni dhe Procedurat:

    - Dokumentacioni i nevojshëm: Të gjithë personat fizik dhe juridik duhet të sigurojnë dokumentacionin e duhur për import dhe eksport, duke përfshirë licencat, certifikatat, dhe deklaratat që janë të kërkuara sipas ligjit ne fuqi.
    - Procedurat e kontrollit: Doganat e Kosovës do të kryejnë kontrolle të rregullta për të siguruar përputhshmërinë me ligjin ne fuqi dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme në sektorin e tregtisë ndërkombëtare.

Për më shumë informacion dhe detaje të tjera lidhur me ndalesat dhe kufizimet specifike, ju lutemi të kontaktoni Doganën e Kosovës nëpërmjet kanaleve zyrtare ose të vizitoni faqen tonë të internetit.

Kontakti:

    - Website: Dogana e Kosovës (rks-gov.net)
    - Tarik: https://dogana.rks-gov.net/sharedfolder/ProductFiles/2024_d7f030b5-058f-4eee-801b-f49573877bb3.pdf
    - Email: info@dogana-ks.org