Njoftime të përgjithshme
Dogana e Kosovës ka pranuar një njoftim nga BE- DG TAXUD , ku i informon të gjitha vendet për rregullat e reja të transportit të mallrave për në BE apo përmes BE-së, në lidhje me sistemin e ri që do të filloj së zbatuari nga data 1 Prilli 2025, e që ka të bëjë me sistemin e sigurisë dhe mbikëqyrjes doganore të BE-së, për para-arritjen e mallrave – Import Control System 2 (ICS2) . Kjo kërkesë dhe rregull e re do të kërkojë nga gjithë transportuesit hekurudhorë dhe rrugorë të deklarojnë të dhëna në para-arritje të mallrave që dërgohen drejt apo përmes BE-së. Kjo procedure duhet të bëhet përmes Deklaratës së Plotë të Përmbledhjes së Hyrjes (ENS).
Për më shumë detaje, ju lutemi gjeni të bashkangjitur njoftimin e pranuar nga BE si dhe njoftimin nga Dogana e Kosovës.
DG TAXUD - ICS2 Letter - EU Delegations