Tarifa e Integruar e Kosovës- TARIK

INFORMACIONI TARIFOR I DETYRUESHËM- INFORMATA TË PËRGJITHSHME

PROCEDURAT DHE KUSHTET E PËRFITIMIT

Procedurat dhe kushtet për përfitim e ITD janë të parapara me nenet 21 dhe 22 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës nr. 08/L-247 dhe Udhëzimin Administrativ 11/2009 për implementimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave në Kosovë, neni 8 deri 13.

Vëmendje: dispozitat e UA 11/2009 do të jenë të zbatueshme deri në nxjerrjen e akteve nënligjore për zbatim të KDA nr. 08/L-247!

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM DHE KOSTOJA PËR REALIZIMIN E SHËRBIMIT

Kërkesa Aplikacioni i Kosovës për informacion tarifor detyrues (ITD) - ANEKSI 1 e plotësuar me dokumentet e nevojshme sipas të dhënave të kërkuara.

Informacioni do t’i sigurohet ushtruesit të kërkesës falas.

* “Sidoqoftë, nëse lindin shpenzime të veçanta për Doganën, posaçërisht si rezultat i analizave ose si rezultat i raporteve të ekspertëve për mallin ose kthimin e mallrave te kërkuesi, ushtruesit të kërkesës mund t’i ngarkohet shuma relevante e shpenzimeve. (neni 11.2 - Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës nr. 08/L-247).

FORMULARI I APLIKIMIT, DHE UDHËZUESI I PLOTËSIMIT TË TIJ 

Kërkesa Aplikacioni i Kosovës për informacion tarifor detyrues (ITD) - ANEKSI 1.
Nuk ka udhëzues përveç kushteve të parapara sipas KDA dhe U.A. 11/2009.

AFATI I DETYRUESHËM PËR TË MARRË PËRGJIGJE PËR SHËRBIMIN E KËRKUAR 

UA. 11/2009 - nenit 10 paragrafi 1.a.  
informacioni i detyrueshëm duhet të njoftohet brenda afatit kohor prej 90 ditësh nga dita kur kërkesa është pranuar e plotë.

AFATI DHE ORGANI KU BËHET ANKIMI, NË RAST REFUZIMI TË PËRGJIGJES APO TË  MOS OFRIMIT TË SHËRBIMIT NË AFATIN E DETYRUESHËM LIGJOR 

Bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave në Kosovë nr.08/L-247 neni 27, ankesa mund të parashtrohet brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e njoftimit me aktin ose mbarimit të afatit për nxjerrjen e vendimit. Dogana vendos brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve për ankesën.

e-Portal: Aplikacioni i Kosovës për informacion tarifor detyrues (ITD) - ANEKSI 1

Informacioni  detyrues tarifor i Kosovës (IDT) Formulari njoftues - ANEKSI 2

INFORMATA DETYRUESE TARIFORE 

   BTI 04.1.2-01
   BTI 04.1.2-02
   BTI 04.1.2-03
   BTI 04.1.2-04

TABELAT KORRELATIVE

   Tabela korrelative CN 2024- CN 2025

 

   Tabela korrelative CN 2023- CN 2024

 

   Tabela korrelative CN 2022- CN 2023