Importi/Eksporti i kimikateve

Ligji për Kimikatet dhe Udhezimet Administrative për eksportin dhe importin e disa kimikateve të rrezikshme mundësojnë plotësisht zbatimin e Konventës së Roterdamit.
Qëllimi kryesor i Konventës së Roterdamit është ndarja e përgjegjësisë dhe bashkëpunimi në tregtinë ndërkombëtare të disa kimikateve të rrezikshme (pesticideve dhe kimikateve industriale), të gjitha me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe mjedisit.
Ky ligj përcakton kushtet për vendosjen në treg të kimikateve të rrezikshme, procedura e paisjes me leje për kimikate, kushtet për klasifikim, etiketim, paketim, import të kimikateve të rrezikshme, përgjegjësitë e autoritetit kompetent për zbatimin, kontrollin, raportimin dhe monitorimin e këtij ligji si dhe administrimin, mbikqyrjen dhe kontollin e detergjentëve.

Për kë zbatohen dispozitat e Ligjit për kimikate dhe UA për importin dhe eksportin e kimikateve të caktuara të rrezikshme?
Dispozitat ligjore zbatohen për:
- eksportuesit e kimikateve dhe produkteve të caktuara;
- importuesit e kimikateve dhe produkteve të caktuara.

Vegza: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=9370#

Eksporti, importi dhe rieksporti i çdo personi  të llojeve, të përfshira në anekse dhe në listën vendase, kryhet vetëm pasi personi fizik apo juridik pajiset me lejen përkatëse nga Autoriteti Menaxhues, të cilën e paraqet në organet doganore.