Informacioni i detyrueshëm i Origjinës (IDO)
INFORMACIONI I DETYRUESHËM I ORIGJINËS (IDO)- INFORMATA TË PËRGJITHSHME
PROCEDURAT DHE KUSHTET E PËRFITIMIT
Procedurat dhe kushtet për përfitim janë të parapara me nenin 21 dhe 22 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës nr. 08/L-247 dhe Udhëzimin Administrativ 11/2009 për implementimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave në Kosovë, neni 8 deri 13.
Vëmendje: dispozitat e UA 11/2009 do të jenë të zbatueshme deri në nxjerrjen e akteve nënligjore për zbatim të KDA nr. 08/L-247!
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM DHE KOSTOJA PËR REALIZIMIN E SHËRBIMIT
Formulari i plotësuar, dokumentet e nevojshme sipas të dhënave në formular.
Informacioni do t’i sigurohet ushtruesit të kërkesës falas.
“Sidoqoftë, nëse lindin shpenzime të veçanta për Doganën, posaçërisht si rezultat i analizave ose si rezultat i raporteve të ekspertëve për mallin ose kthimin e mallrave te kërkuesi, ushtruesit të kërkesës mund t’i ngarkohet shuma relevante e shpenzimeve. (neni 11.2 - Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës nr. 08/L-247).
Kërkesa për IDO duhet të përfshijë:
“Marrëveshjen për të ofruar të përkthyer çdo dokument të bashkangjitur, në një gjuhë zyrtare të Kosovës, nëse kjo kërkohet nga Dogana” (Kapitulli 2, neni 9.4 pika h) - Udhëzimin Administrativ 11/2009 për implementimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave në Kosovë ).
FORMULARI I APLIKIMIT DHE UDHËZUESI I PLOTËSIMIT TË TIJ
Formulari i bashkangjitur; nuk ka udhëzues përveç kushteve të parapara sipas KDA dhe UA 11/2009.
AFATI I DETYRUESHËM PËR TË MARRË PËRGJIGJE PËR SHËRBIMIN E KËRKUAR
Sipas UA 11/2009. nenit 10 paragrafi 2, informacioni i detyrueshëm duhet të njoftohet brenda afatit kohor prej 150 ditësh nga dita kur kërkesa është pranuar.
AFATI DHE ORGANI KU BËHET ANKIMI, NË RAST REFUZIMI TË PËRGJIGJES APO TË MOS OFRIMIT TË SHËRBIMIT NË AFATIN E DETYRUESHËM LIGJOR
Bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave në Kosovë nr.08/L-247 neni 27, ankesa mund të parashtrohet brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e njoftimit me aktin ose mbarimit të afatit për nxjerrjen e vendimit. Dogana vendos brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve për ankesën.
ANEKSI 3- INFORMACIONI DETYRUES I ORIGJINËS (IDO)
e-Portal: Kërkesë Për Informatë Detyruese Të Origjinës Anex 1