Autorizimi për import sukcesiv

AUTORIZIMI PËR IMPORT SUKCESIV- INFORMATA TË PËRGJITHSHME

PROCEDURAT DHE KUSHTET E PËRFITIMIT

Në pajtim me Nenin 37 pika 2 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës nr. 08/L-247 dhe duke u bazuar ne shënimin plotësues 3 të seksionit XVI të Tarifës së Integruar të Kosovës (TARIK).

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM DHE KOSTOJA PËR REALIZIMIN E SHËRBIMIT

Obliguesi doganor – Për lejimin e importit sukcesiv të produkteve (në gjendje të zbërthyer apo të pa montuar), në fillim paraqet kërkesën Doganës së Kosovës, Sektorit të Tarifës, me të dhënat: 

    a) emrin e importuesit dhe Numrin Unik të Biznesit (NUI);
    b) emrin e shitësit apo dërguesit të jashtëm;
    c) intervalin apo kohën në cilën parashihet dërgimi i pjesëve të produktit  të cilat importohen;
    d) pikën doganore hyrëse, gjegjësisht zyrës doganore ku do të kryhet zhdoganimi në import;
    e) kur importi i produktit kryhet përmes më shumë pikave hyrëse doganore apo zyre doganore, në kërkesë ceken           edhe ato; 
    f) kontratën e lidhur me dërguesin e jashtëm mbi shit-blerjen e produktit i cili importohet; 
    g) specifikacionin e pjesëve – e njësive funksionale dhe kodin tarifor te parashikuar;
    h) dokumentacionin tjetër të nevojshëm për klasifikimin e produktit sipas Tarifës doganore dhe përcaktimin e vlerës        (skicat, vizatimet, prospektet, specifikacionet e çmimeve etj.). 

Autorizimi për import sukcesiv  do t’i sigurohet ushtruesit të kërkesës falas.

FORMULARI I APLIKIMIT, DHE UDHËZUESI I PLOTËSIMIT TË TIJ 

Kërkesa  e plotësuar me dokumentet e nevojshme sipas të dhënave të kërkuara

Forma e Aplikimit Për Import Sukcesiv.
Sqarime udhëzuese mbi lejimin dhe zhdoganimin e produkteve në import sukcesiv.

AFATI I DETYRUESHËM PËR TË MARRË PËRGJIGJE PËR SHËRBIMIN E KËRKUAR 

Ligji nr. 05/L -031 për procedurën e përgjithshme administrative - Neni 10, paragrafi 2. 

AFATI DHE ORGANI KU BËHET ANKIMI, NË RAST REFUZIMI TË PËRGJIGJES APO TË  MOS OFRIMIT TË SHËRBIMIT NË AFATIN E DETYRUESHËM LIGJOR 

Bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave në Kosovë nr.08/L-247 neni 27, ankesa mund të parashtrohet brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e njoftimit me aktin ose mbarimit të afatit për nxjerrjen e vendimit. Dogana vendos brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve për ankesën.

e-Portal: Forma e aplikimit për Import Sukcesiv