Raportimi dhe shkeljet
Qytetarët dhe operatorët ekonomikë kur kanë dijeni për shkelje të mundshme ose për tentativa për anashkalim të sanksioneve ndërkombëtare, kërkohet ta njoftojnë Doganën e Kosovës për të ofruar informacionin e tyre. Ky informacion mund të përfshijë të dhëna publike dhe jo-publike mbi fakte, rrethana, individë, kompani apo vende të treta të përfshira në shkelje të kaluara, të vazhdueshme ose të planifikuara. Raportimi mund të bëhet drejtpërdrejt duke e identifikuar veten (gjë që rrit besueshmërinë e informacionit dhe lehtëson ndjekjen e rastit) ose në mënyrë anonime, përmes kanalit zyrtar të komunikimit.
Për të raportuar shkeljet e sanksioneve ndërkombëtare ju gjithashtu mund të dërgoni një email në email adresën: relex-sanctions@ec.europa.eu
Për pyetje rreth sanksioneve dhe për verifikim të mallrave apo subjekteve që dyshohet ose qe gjenden në lista të sanksioneve importit, eksportit apo tranzitit, mund të kontaktoni zyrat si:
- Zyra për Këshilla dhe Procedura, e-mail: ADVICE.DK@dogana-rks.org
- Zyra e Riskut dhe Monitorimit, E-mail: risku@dogana-rks.org