Furnizimi me banderola të duhanit në import dhe prodhim vendor

KËRKESË PËR FURNIZIM ME BANDEROLA PËR DUHAN NË IMPORT DHE PRODHIM VENDOR- INFORMATA TË PËRGJITHSHME

PROCEDURAT DHE KUSHTET E PËRFITIMIT

Procedurat dhe kushtet për porositjen e banderolave janë të parapara me UA Nr. 03-2012 Për shtypjen dhe përdorimin e banderolave fiskale.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM DHE KOSTOJA PËR REALIZIMIN E SHËRBIMIT

Kërkesa e parashtruar për porositjen e banderolave, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në dispozitat e Nenit 4 të UA Nr. 03-2012 Për shtypjen dhe përdorimin e banderolave fiskale. 

Nuk ka kosto shtesë për realizimin e shërbimit.

FORMULARI I APLIKIMIT, DHE UDHËZUESI I PLOTËSIMIT TË TIJ 

*Formular standard dhe udhëzues nuk ka!

 

Kërkesa prezantohet e nënshkruar dhe e vulosur.

Aplikuesi duhet të veproj sipas  kushteve të parapara me UA Nr. 03-2012 Për shtypjen dhe përdorimin e banderolave fiskale. 


AFATI I DETYRUESHËM PËR TË MARRË PËRGJIGJE PËR SHËRBIMIN E KËRKUAR 

Ligji nr. 05/L -031 për procedurën e përgjithshme administrative - Neni 10, paragrafi 2.

AFATI DHE ORGANI KU BËHET ANKIMI, NË RAST REFUZIMI TË PËRGJIGJES APO TË  MOS OFRIMIT TË SHËRBIMIT NË AFATIN E DETYRUESHËM LIGJOR 

Bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave në Kosovë nr.08/L-247 neni 27, ankesa mund të parashtrohet brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e njoftimit me aktin ose mbarimit të afatit për nxjerrjen e vendimit. Dogana vendos brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve për ankesën. 

e-Portal: Njoftim i përgjithshëm- Furnizimi me banderola të duhanit në import dhe prodhim vendor

Ligji Nr. 04/L-021 Për akcizën në produktet e duhanit

Ligji Nr. 08/L-115 Për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/l-021 për akcizën në produktet e duhanit