CEFTA
CEFTA
Me qëllim të zhvillimit dhe fuqizimit të mardhënieve miqësore, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, duke i’u përmbajtur parimeve të ekonomisë së tregut, dëshirën e përbashkët për të marrë pjesë aktivisht në procesin ndërkombëtar të integrimit ekonomik, si dhe në gjetjen e mënyrave dhe rrugëve për forcimin e këtij procesi atëherë UNMK-u në emër të Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës deri më sot ka arritur ti realizoj katër Marrëveshje Bilaterale të Tregtisë së Lirë dhe një Multilaterale që me rastin e implementimit të saj diku kah mesi i vitit 2007 do ti zëvendësoj ato bilaterale.
- Marrëveshjet e Tregtisë së lirë të implementura janë:
- Me Republikën e Shqipërisë nga data 01.10.2003
- Me Republikën e Maqedonisë nga data 03.08. 2005
- Me Republikën e Kroacisë nga data 01.11.2006 dhe
- Me Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës nga data 12.12.2006.
Vlen të theksohet se Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën janë plotësisht të lira për të gjithë artikujt si ata bujqësorë ( kap. 1 deri 24) po ashtu edhe ata Industrial (kap. 25 deri 97).
Ndërsa MTL-të me Maqedoninë dhe Kroacinë, kanë disa kufizime për disa produkte të caktuara dhe atë për produktet të cilat importohen nga këto dy vende, sa u përket produkteve me origjinë nga Kosova nuk kanë asnjë kufizim gjatë eksportit në këto dy vende d.m.th. janë të liruara nga taksa e doganës.
Mallrat të cilat importohen nga Republika e Maqedonisë e të cilat i nënshtrohen taksës doganore prej 6% deri më 1 Janar 2008 janë:
Produktet industriale të kreut 2710 dhe
Produktet Bujqësore të krerëve: 04070030; 07031019; 07031090; 07049010; 07096010; 070096091; 2204.
Mallrat të cilat Importohen nga Republika e Kroacisë e të cilat i nënshtrohen taksës doganore prej 6% deri më 1 Janar 2008 janë:
Produktet industriale të krerëve: 2710; 3402; 8418.
Ndërsa produkte Bujqësore të cilat importohen nga Republika e Kroacisë dhe i nënshtrohen taksës doganore prej 10% janë produkte nga krerët:
0401; 0405; 0406; 1602; 2005.
Marrëveshja Regjionale e Tregtisë së lirë apo si njihet ndryshe me emrin Marrëveshja CEFTA e cila është nënshkruar më 19 Dhjetor 2006 ku Kosova është anëtare me të drejta të barabarta me vendet e Regjionit.
Marrëveshjen CEFTA e kanë nënshkruar këto vende:
Kroacia,
Bosnja e Hercegovina,
Moldavia,
Serbia,
Mali i ZI,
Kosova,
Maqedonia,
Shqipëria,
Bullgaria,
Romania.
mirëpo këto të dy të fundit kanë aderuar në Unionin Evropian me çka edhe largohen nga kjo marrëveshje.
Vlen të ceket se në këtë marrëveshje janë bartur të gjitha shtojcat ekzistuese të Marrëveshjeve Bilaterale.
27 August 2021
Udhëzuesi i PEM
27 August 2021
Swiss GSP
27 August 2021
Konventa Pan Euro Med
06 November 2015
INFORMATE në lidhje me plotësimin e NENIT 109 të (EEC) No 2454/9
10 November 2015
Marrëveshje për amendimin dhe zgjerimin e Marrëveshjes se Tregtisë së lirë te Evropes Qendrore