Autorizimi për eksportues të aprovuar

AUTORIZIMI PËR EKSPORTUES TË APROVUAR- INFORMATA TË PËRGJITHSHME

PROCEDURAT DHE KUSHTET E PËRFITIMIT

Procedurat dhe kushtet për përfitimin e këtij statusi janë të parapara me UB 43 2017 Për procedurën e lejimit të autorizimit për eksportuesin e aprovuar

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM DHE KOSTOJA PËR REALIZIMIN E SHËRBIMIT

Dokumentacioni i nevojshëm sipas nenit 5 pika 3 dhe pikës 6 të aneksit 1 të udhëzuesit UB 43/2017 për Procedurën e lejimit të autorizimit për eksportuesin e aprovuar.
Nuk ka kosto shtesë për realizimin e shërbimit.

FORMULARI I APLIKIMIT, DHE UDHËZUESI I PLOTËSIMIT TË TIJ
Kërkesa për autorizim për statusin eksportues i aprovuar sipas UB 43/2017Kërkesë për autorizim për statusin eksportues i aprovuar. Udhëzuesi UB 43/2017, ndërsa kërkesa për autorizim përmban informatat e nevojshme për plotësim.

AFATI I DETYRUESHËM PËR TË MARRË PËRGJIGJE PËR SHËRBIMIN E KËRKUAR
Përgjigja duhet të kthehet brenda afatit prej 60 ditëve në përputhje me nenin 5 pika 7 të UB 43/2017.

AFATI DHE ORGANI KU BËHET ANKIMI, NË RAST REFUZIMI TË PËRGJIGJES APO TË  MOS OFRIMIT TË SHËRBIMIT NË AFATIN E DETYRUESHËM LIGJOR
Bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave në Kosovë Nr.08/L-247 neni 27, ankesa mund të parashtrohet brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e njoftimit me aktin ose mbarimit të afatit për 
nxjerrjen e vendimit. Dogana vendos brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve për ankesën.

e-Portal: Kërkesë për autorizim për statusin eksportues i aprovuar.