Furnizimi me banderola për pije alkoolike në import dhe prodhim vendor
KËRKESË PËR FURNIZIM ME BANDEROLA PËR PIJE ALKOOLIKE NË IMPORT DHE PRODHIM VENDOR- INFORMATA TË PËRGJITHSHME
PROCEDURAT DHE KUSHTET E PËRFITIMIT
Procedurat dhe kushtet për furnizim janë të parapara me UA MF(DK) nr.78-2023 Që përcakton obligimin e vendosjes së shenjave kontrolluese fiskale (banderolave) në pije alkoolike.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM DHE KOSTOJA PËR REALIZIMIN E SHËRBIMIT
Kërkesa e parashtruar sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në Nenin 11 të UA MF(DK) nr.78-2023 Që përcakton obligimin e vendosjes së shenjave kontrolluese fiskale (banderolave) në pije alkoolike, i autorizuar fillimisht sipas Nenit 9 të po këtij UA.
Nuk ka kosto shtesë për realizimin e shërbimit.
FORMULARI I APLIKIMIT, DHE UDHËZUESI I PLOTËSIMIT TË TIJ
Formulari Kërkesa për furnizim me banderola për pije alkoolike - Shtojca Nr 3 sipas kushteve të parapara me UA. MF(DK) nr.78-2023 Që përcakton obligimin e vendosjes së shenjave kontrolluese fiskale (banderolave) në pije alkoolike.
AFATI I DETYRUESHËM PËR TË MARRË PËRGJIGJE PËR SHËRBIMIN E KËRKUAR
Ligji nr. 05/L -031 për procedurën e përgjithshme administrative - Neni 10, paragrafi 2.
AFATI DHE ORGANI KU BËHET ANKIMI, NË RAST REFUZIMI TË PËRGJIGJES APO TË MOS OFRIMIT TË SHËRBIMIT NË AFATIN E DETYRUESHËM LIGJOR
Bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave në Kosovë nr.08/L-247 neni 27, ankesa mund të parashtrohet brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e njoftimit me aktin ose mbarimit të afatit për nxjerrjen e vendimit. Dogana vendos brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve për ankesën.
Evidenca e furnizimit me banderola të pijeve alkoolike - Shtojca Nr. 4
Raporti vjetor i shfrytëzimit të banderolave për pije alkoolike - Shtojca Nr. 5
e-Portal: Kërkesa për furnizim me banderola për pije alkoolike - Shtojca Nr 3