Lëshimi i Dokumentit Përcjellës Administrativ (DPA)
KËRKESË PËR LESHIMIN E DOKUMENTIT PERCJELLES ADMINISTRATIV - INFORMATA TË PËRGJITHSHME
PROCEDURAT DHE KUSHTET E PËRFITIMIT
Procedurat dhe kushtet për lëshimin e DPA (Dokument Përcjellës Administrativ) janë të parapara me UA Nr. 69-2009 Që përcakton kushtet për bartjen e produkteve me akcizë dhe dokumentet që duhet ta shoqërojnë atë dhe UA Nr.49-2018 Për ndryshimin dhe plotësimin e UA nr.69- 2009 që përcakton kushtet për bartjen e produkteve.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM DHE KOSTOJA PËR REALIZIMIN E SHËRBIMIT
“Dokumenti Përcjellës Administrativ” - DPA-Bllok fizik me katër kopje sipas Nenit 4 të UA. Nr. 69-2009 Që përcakton kushtet për bartjen e produkteve me akcizë dhe dokumentet që duhet ta shoqërojnë ate dhe U.A. Nr.49-2018 Për ndryshimin dhe plotësimin e U.A. Nr.69- 2009 që përcakton kushtet për bartjen e produkteve.
Nuk ka kosto shtesë për realizimin e shërbimit.
FORMULARI I APLIKIMIT, DHE UDHËZUESI I PLOTËSIMIT TË TIJ
Formulari Dokumenti Përcjellës Administrativ - DPA U.A. Nr. 69-2009 Që përcakton kushtet për bartjen e produkteve me akcizë dhe dokumentet që duhet ta shoqërojnë ate dhe U.A. Nr.49-2018 Për ndryshimin dhe plotësimin e U.A. Nr.69- 2009 që përcakton kushtet për bartjen e produkteve.
Shënime shpjeguese - Ana e pasme e “Kopjes 1” të DPA.
AFATI I DETYRUESHËM PËR TË MARRË PËRGJIGJE PËR SHËRBIMIN E KËRKUAR
Ligji nr. 05/L -031 për procedurën e përgjithshme administrative - Neni 10, paragrafi 2.
AFATI DHE ORGANI KU BËHET ANKIMI, NË RAST REFUZIMI TË PËRGJIGJES APO TË MOS OFRIMIT TË SHËRBIMIT NË AFATIN E DETYRUESHËM LIGJOR
Bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave në Kosovë nr.08/L-247 neni 27, ankesa mund të parashtrohet brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e njoftimit me aktin ose mbarimit të afatit për nxjerrjen e vendimit. Dogana vendos brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve për ankesën.
e-Portal: Dokumenti Përcjellës Administrativ - DPA