Blerjet online/Dërgesat midis personave fizikë
Lirimet nga Detyrimet e Importit për Dërgesat me Vlera të Vogla dhe Dërgesat midis Personave Fizikë
Dërgesat me Vlera të Vogla
1. Dërgesat e Liruara:
o Çdo dërgesë që përbëhet nga mallrat me vlera të vogla, e cila dërgohet drejtpërdrejt nga një vend jashtë Kosovës për një pranues në territorin doganor të Republikës së Kosovës, lirohet nga detyrimet e importit deri në vlerën 35 euro. Vlera e përgjithshme e mallrave për secilën dërgesë nuk duhet të tejkalojë shumën e përcaktuar me akt nënligjor të ministrit përgjegjës për financa.
2. Mallrat që Nuk Përfitojnë nga Lirimi:
o Lirimi nuk zbatohet për produktet alkoolike, parfumet, ujërat tualeti dhe duhanin dhe produktet e duhanit.
Dërgesat midis Personave Fizikë
1. Mallrat e Liruara:
o Mallrat që dërgohen nga një person fizik jashtë Kosovës tek një person fizik tjetër në territorin doganor të Republikës së Kosovës lirohen nga detyrimet e importit nëse nuk janë të natyrës tregtare dhe në vlerë prej 50 euro. Mallrat e natyrës jo tregtare janë ato që kanë natyrë të rastit, janë për përdorim personal të pranuesit ose familjes së tij dhe i dërgohen pa kurrfarë pagese.
2. Kufizimet për Lirim:
o Lirimi i paraparë lejohet për dërgesat e cilës vlera caktohet me akt nënligjor të ministrit përgjegjës për financa. Nëse shuma e përgjithshme e dërgesës është më e lartë se kjo shumë, lirimi do të lejohet vetëm deri në atë shumë sikur artikujt të ishin importuar ndaras duke marrë parasysh se vlera e një artikulli të vetëm nuk mund të ndahet.
Kufizimet për Mallrat që Lirohen në Dërgesat midis Personave Fizikë
1. Produkte të Duhanit:
o 50 cigare
o 25 cigarillos (puro e hollë me peshë maksimale deri në 3 gramë secila)
o 10 cigare puro
o 50 gramë duhan për tymosje
o Një përzierje proporcionale nga këto produkte të ndryshme.
2. Alkool dhe Pije Alkoolike:
o Pije të distiluara dhe pije të forta alkoolike me përbërje alkooli mbi 22% ose etil alkool i pa denatyralizuar me vëllim 80% e më tepër: 1 litër.
o Pije të distiluara dhe pije të forta alkoolike si dhe aperitivë me bazë vere apo alkooli, pije tafia, sake apo pije të ngjashme alkoolike me përbërje alkooli deri në 22%; verëra shkumëzuese, verëra likeri: 1 litër.
o Verë e pa gazuar: 2 litra.
3. Parfume dhe Ujëra Tualeti:
o Parfume: 50 gramë.
o Ujëra tualeti: 0.25 litra.
Kliko këtu: Vendimi i ministrit të MFPT bazuar në nenin 374 dhe 377 të KDA