Invalid të luftës

LIRIMI NGA DETYRIMET DOGANORE PËR AUTOMJETIN PERSONAL TË INVALIDËVE TË LUFTËS SË UÇK-së

1. Baza Ligjore

Kjo e drejtë bazohet në:

 - Ligjin Nr. 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-172;
 - Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për zbatimin e lirimeve doganore.

2. Përfituesit

 - Të drejtën për lirim doganor e kanë invalidët e luftës së UÇK-së të klasifikuar nga Grupi I deri në Grupin VII, me përqindje paaftësie nga 20% deri në 100%, sipas nenit 6 dhe 10 të Ligjit Nr. 04/L-054.
 - E drejta mund të ushtrohet një herë në çdo pesë (5) vite, për një automjet të vetëm, të destinuar për përdorim personal.

3. Kushtet dhe Kufizimet

Automjeti i importuar me përjashtim nga detyrimet doganore:
 - Nuk lejohet të përdoret, huazohet, jepet me qira apo të transferohet te persona të tjerë;

4. Automjetet e Importuara deri më 31 Dhjetor 2011

Për automjetet e importuara me lirim doganor deri më 31.12.2011, zbatohet dispozitë e veçantë:

 - Në rast tjetërsimi (shitje, dhurim, transferim), nuk ka obligim për paraqitje në Doganën e Kosovës;
 - Kjo pasi, sipas Ligjit Nr. 02/L-02, afati i mbikëqyrjes doganore ishte dy (2) vite;
 - Pas këtij afati, Dogana nuk mund të kërkojë më pagesë të detyrimeve të importit për këto automjete.

5. Automjetet e Importuara nga 1 Janar 2012 e tutje

Në rast tjetërsimi të automjetit (shitje, dhurim apo transferim) nga titullari i lirimit, për automjetet e importuara nga 01.01.2012 e tutje:
 - Titullari është i obliguar të paraqitet në Doganën e Kosovës për të paguar detyrimet doganore, sipas legjislacionit në fuqi.