Duhan, pije alkoolike dhe kafe
• Lirimi për mallrat e shënuara më poshtë zbatohet varësisht nga kufijtë sasiorë për udhëtarë, me sa vijon:
Produkte duhani
- dyqind (200) cigare, ose
- njëqind (100) cigarillos (cigare që peshojnë më së shumti tre (3) gramë secila) ose
- pesdhjetë (50) puro ose
- pesdhjetë (50) gramë duhan për tymosje ose
- Një përzierje proporcionale e këtyre produkteve të ndryshme
Alkool dhe pije alkoolike
- pije të distiluara dhe alkoolike me përbërje alkooli mbi njëzet e dy përqind (22%); alkool etilik i pa-denatyruar me përbërje alkooli tetëdhjetë përqind (80%) e mbi: një (1) litër ose
- pije të distiluara alkoolike dhe alkool, si dhe aperitivë me bazë vere apo alkooli, pije tafia, sake apo pije të ngjashme alkoolike me përbërje alkooli deri në njëzet e dy përqind (22%); verëra shkumëzuese, verëra likeri: një (1) litër apo një përzierje proporcionale nga këto produkte të ndryshme dhe
- Verë e pa-gazuar: dy (2) litra;
Parfume: pesëdhjetë (50) gramë, ose ujë tualeti:zero presje njëzet e pesë (0,25) litra
Medikamente mjekësore: sasia e nevojshme që i përgjigjet nevojave personale të udhëtarit
• Lirimet për mallrat e përmendura me lartë, nuk lejohen për udhëtarët nën moshën shtatëmbëdhjetë (17) vjeçare