Ndërrimi i vendbanimit

Mallrat që përjashtohen në rast ndërrimi vendbanimi

Gjësendet shtëpiake të importuara nga një person fizik me vendbanim jashtë Kosovës, me qëllim të pajisjes të vendbanimit të dytë në Kosove, do të lirohen nga detyrimet e importit.
Lirimi kufizohet në gjësendet shtëpiake të cilat:
(a) Përveç në raste të veçanta që arsyetohet nga rrethanat, kanë qenë pronë dhe janë përdor nga personi përkatës për së paku gjashtë muaj para datës, në të cilën gjësendet shtëpiake në fjalë janë eksportuar;
(b) I përgjigjen si për nga natyra ashtu edhe për nga sasia pajisjes normale të vendbanimit të dytë të lartpërmendur.

Lirimi u lejohet vetëm personave të cilët:
a) Kanë qenë me vendbanim jashtë Kosovës, për një periudhë të pandërprerë për së paku 12 muaj;
b) Janë pronarë të vendbanimit të dytë në fjalë apo e kanë marrë me qira për një periudhë jo më
pak se dy vjet dhe
c) Deklarohen se nuk do t’ia lëshojnë vendbanimin e dytë palëve të treta, gjatë kohës kur ata dhe
familjet e tyre nuk ndodhen aty.

Lirimi mund të kufizohet për një rast për të njëjtin vendbanim të dytë.
E drejta e lirim mund të varet nga sigurimi i garancionit për të garantuara pagesën e çfarëdo borxhi doganor që mund të lind.
1. Dhënia me qira apo bartja e vendbanimit të dytë një personit të tretë para skadimit të afatit prej dy viteve nga data e pranimit për lëshimin në qarkullim të lirë të gjësendeve shtëpiake, do të shkaktojë obligimin për pagesën e detyrimet të importit për to, sipas normës që zbatohet në datën
kur është dhënë me qira apo është bartur, në bazë të llojit të gjësendit dhe vlerës doganore të vërtetuar dhe pranuar në atë datë nga Dogana .
2. Çdo huazim, dhënie si garancion, dhënia me qira apo bartja qoftë me pagesë apo pa pagese, e
gjësendeve shtëpiake një personi të tretë para kalimit të afatit prej dy vitesh nga data e pranimit
të lëshimit të tyre në qarkullim të lirë, po ashtu shkakton obligimit për pagesë të detyrimet të importit. Kjo periudhë mund të zgjatet deri në 10 vite për gjësende shtëpiake të vlefshme

Për më tepër shiko tek legjislacioni si në Aneksin A te Kodit Doganor dhe te Akcizave nga neni 20 deri 24