Në rast trashëgimie

Prona Private e fituar me Trashëgimi

Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë fituar pronë private me trashëgimi nga një person fizik me vendbanim të zakonshëm në territorin doganor të Republikës së Kosovës, duhet të jenë të informuar mbi dispozitat ligjore që rregullojnë lirimin nga detyrimet e importit për pronën e trashëguar.
Në bazë të Kodit Nr. 08/L-247 për Doganor dhe të Akcizave, sipas neneve 368 deri në 371, janë përcaktuar kushtet dhe kriteret për këtë lirim si vijon:

1. Lirimi nga Detyrimet e Importit:
        - Prona private e fituar me trashëgimi nga një person fizik me vendbanim të zakonshëm në territorin doganor të Republikës së Kosovës do të lirohet nga detyrimet e importit.

2. Kufizime në Lirim:
        - Lirimet nuk lejohen për:
                 - Produktet alkoolike
                 - Duhanin dhe produktet e tij
                 - Mjetet tregtare të transportit
                 - Artikuj që shfrytëzohen për ushtrimin e një zanati apo profesioni (përveç instrumenteve portabël të arteve të aplikuara apo liberale)
                 - Stoqet e lëndës së parë dhe produkte finale apo gjysmë-produkte
                 - Bagëtinë dhe stoqet e produkteve bujqësore që tejkalojnë nevojat e zakonshme familjare

3. Kushtet për Lirim:
        - Lirimi lejohet vetëm për pronën private të vendosur në qarkullim të lirë jo më vonë se dy vite nga data në të cilën personit përkatës i bartet e drejta mbi pronën, gjegjësisht marrëveshja përfundimtare mbi trashëgiminë. Kjo periudhë mund të vazhdohet nga Dogana për arsye të veçanta.
        - Prona private mund të importohet në disa dërgesa individuale brenda periudhës së caktuar.

4. Zbatimi për Personat Juridikë:
        - Dispozitat e lartpërmendura zbatohen edhe për pronën private të fituar me trashëgimi nga personat juridik të angazhuar në aktivitete jo fitimprurëse që janë vendosur në territorin doganor të Republikës së Kosovës.

Për më shumë informacione dhe detaje specifike, ju lutemi të konsultoni legjislacionin përkatës ose të klikoni në linkun si vijon: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=89203