Objektet e trashëgimisë kulturore
Çfarë përfshin trashëgimia kulturore?
Trashëgimia kulturore përfshin pasurinë kulturore materiale dhe jomateriale, të luajtshme dhe të paluajtshme, si një tërësi vlerash kulturore mbartëse të kujtesës historike dhe identitetit kombëtar, si dhe me rëndësi shkencore ose kulturore.
Disa nga objektet e pasurisë kulturore (të luajtshme) mund të jenë:
• pikturat, fotografitë, koleksione të ndryshme;
• libra, dorëshkrime, dokumente historike, pulla;
• objekte arkeologjike, statuja;
• sende të ndryshme me vlerë artizanale, etnografike ose historike, etj
Çdo individ i cili dëshiron të eksportojë jashtë territorit të Republikës së Kosovës një objekt vepër arti apo objekt që përbën trashëgimi kulturore, duhet t’a deklarojë pranë Autoriteteve Doganore