Kufiri i patatueshëm- bagazhi
• Mallrat në bagazhet personale të udhëtarëve që vijnë nga një vend tjetër jashtë Kosovës lirohen nga detyrimet e importit, me kusht që importet e tilla të përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe tatimi i akcizës sipas legjislacionit ne fuqi, për mallrat e importuara nga personat që udhëtojnë nga vendet tjera jashtë Kosovës
- bagazh personal nënkupton tërësinë e valixheve, të cilat udhëtari është në gjendje t’i paraqesë Doganës me rastin e arritjes se tij në territorin doganore te Republikës se Kosovës, si dhe çdo valixhe që i paraqitet Doganës në data të mëvonshme me kusht që kjo dëshmi të mund të sigurohet për të dëshmuar se është regjistruar, me rastin e nisjes së udhëtarit, si bagazh shoqërues me kompaninë që e ka transportuar në Kosovë nga vendi i nisjes.
- kontejnerët porta-bël që mbajnë karburante nuk bëjnë pjesë në bagazhin personal
• Importe të natyrës jo-tregtare nënkupton importet të cilat
- Kanë natyrë të rastit
- përbëhet ekskluzivisht nga mallra për përdorim personal të udhëtarëve apo të familjeve të tyre apo të mallrave të destinuara për dhurata, natyra dhe sasia e të cilave nuk lënë dyshim se janë duke u importuar për qëllime tregtare
• Gjatë hyrjes ose daljes nga Republika e Kosovës, udhëtari duhet të deklarojë mallrat nëse janë me vlerë më të lartë se kufiri përkatës i sipërpërmendur si dhe nëse janë për qëllime tregtare.
Udhëtarët të cilët vijnë përmes trafikut rrugor lirohen si vijon:
300 euro për çdo udhëtar
Udhëtarët të cilët vijnë përmes trafikut ajror lirohen si vijon:
430 euro për çdo udhëtar
Udhëtarët të cilët vijnë përmes trafikut hekurudhor lirohen si vijon:
300 euro për çdo udhëtar
Udhëtarët nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç deri në shumën njëqindepesëdhjetë (150) € euro