PKK Vërmicë

Pikë Kalimi Kufitar Vërmicë - (PKK/2041)
PKK Vërmicë, ndodhet 20 km larg nga qyteti i Prizrenit në autostradën Prizren -Kukës dhe është Pikë Kalim Kufitar i kategorisë A.
Është pikë kalim ndërkombëtar i hapur për kalimin e personave, automjeteve dhe mallrave në një konfiguracion terreni fushorë.
Shih koordinatat: https://www.latlong.net/c/?lat=42.156234&long=20.548802 
PKK Vërmicë operon 7/24 h dhe është pikë kalim me një fluks tejet të lartë.
Stafi i PKK-së janë të organizuar në katër ndërrime dhe punojnë me orar 12 orësh 
Trafiku i cili kalon nëpër këtë PKK është kombinim i këmbësorëve, veturave të vogla të pasagjerëve, automjeteve të vogla komerciale, autobusëve për pasagjerë si dhe automjetet me mallra komerciale.
Struktura e mallrave që kalojnë nëpër këtë PKK është e ndryshme që importohen kryesisht nga Serbia, por ka edhe nga Evropa, shtetet aziatike dhe nga vendet tjera në përqindje më të vogël.                                                  
Prioritet i punës në këtë pikë kalim është evidentimi i hyrjeve dhe daljeve të mauneve me mallra komerciale dhe të zbrazëta të cilat kanë si destinacion ZBD të ndryshme në Kosovë dhe anasjelltas. Fokus kryesor i punës është edhe zbatimi i kontrolleve, te personat dhe automjetet (vetura,furgonat, autobusë) si dhe zhdoganimi i dërgesave jo komerciale që kalojnë nëpër këtë PKK, parandalimi i kalimit të mallrave të ndaluara dhe ofrimi i lehtësirave në qarkullimin e mallrave, njerëzve dhe automjeteve, zbatimi i konceptit dhe praktikave të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) dhe kontrolleve të përbashkëta me Policinë Kufitare. 
Mbështetje shtesë për aplikimin e kontrolleve anti-kontrabandë ofrohet, kohe pas kohe edhe nga anëtarët e njësisë Qendrore Anti-Kontrbandë të cilët udhëheqin në bazë të plani të analizës së riskut.