Departamenti Doganor - Mitrovicë

Departamenti Doganor Rajonal Mitrovicë, në kuadër të Drejtorisë së Operimit dhe Kufirit (DOK) fushëveprimin e saj e shtrinë në territorin e komunave: Mitrovicë, Vushtrri, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, gjegjësisht në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, në  një vijë kufitare rreth 131 km  dhe  kufizohet  me  Republikën e Serbisë. Selia e DRD Mitrovicë  është e vendosur në objektin e terminalit doganor në Zyrën e Brendshme Doganore (ZBD)  Mitrovicë –Terminali Trepça.
Shih koordinatat  https://www.latlong.net/c/?lat=42.888658&long=20.879283 
Në kuadër të këtij Departamenti Rajonal Doganor, funksionojnë dy Pikë Kalime Kufitare (PKK) dhe një Zyre e Brendshme Doganore (ZBD)- terminal doganor.
DRD-Mitrovicë  konform dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave, legjislacionit të zbatueshëm doganor dhe planit strategjik të Doganës se Kosovës, kryen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale, gjithashtu administron, bashkërendon dhe monitoron aktivitetet e Pikë Kalimit Kufitare (PKK) Jarinjë, Pikë Kalimit Kufitar (PKK) Bërnjak  dhe  në terminalin doganor  ZBD Mitrovica.
Një ndër sfidat e DRD Mitrovica  është kontrabanda me mallra përmes vijës së gjelbër të kufirit, pasi që  DRD Mitrovica shtrihet në një brez kufitar, ku terreni gjeografik është i favorshëm për kontrabandë të mallrave. 
Në të gjitha PKK-ët dhe ZBD-ët janë të montuara kamerat e sistemit CCTV për monitorimin e lëvizjeve gjatë 24 orëve.