Drejtoria Operative dhe e Kufirit
Drejtoria Operative dhe e Kufirit (DOK) drejtohet nga drejtori i drejtorisë me status doganor, që i përgjigjet drejtpërdrejt DP. Brenda kompetencave të përcaktuara, koordinon dhe monitoron aktivitetet me departamentet rajonale dhe drejtoritë tjera të Doganës. Është përgjegjës për planifikim, strategji, vendimmarrje, koordinim dhe kontroll të zbatimit të strategjive, si dhe ndërmerr aktivitete për zbatim të legjislacionit doganor, zbatimi i të cilit është caktuar për kompetencën e DOK-së. Koordinon aktivitetet me strukturat kombëtare të zbatimit të ligjit, si dhe me autoritetet doganore të vendeve të treta në kuadër të marrëveshjeve në fuqi. Është përgjegjës për zbatimin dhe zhvillimin e mëtejmë të sistemit dhe procedurave që kanë të bëjnë, procedurat doganore, strategjive kombëtare në bashkëpunim dhe koordinim me drejtori dhe departamente të veçanta, për të mbledhur të hyrat e ligjshme dhe për të mbështetur lehtësimin e tregtisë së ligjshme.
Drejtoria Operative dhe e Kufirit përbëhet nga Departamentet Doganore si vijon:
Departamenti Përkrahës i DOK (DPDOK).
Departamenti Doganor - Prishtinë (DD PR).
Departamenti Doganor - Podujevë (DD P).
Departamenti Doganor - Ferizaj (DD F).
Departamenti Doganor - Prizren (DD PZ).
Departamenti Doganor - Pejë (DD PE).
Departamenti Doganor - Mitrovicë (DD M).
Departamenti Doganor - Gjilan (DD GJ).