Drejtoria e Akcizës dhe Procedurave
Drejtoria e Akcizës dhe Procedurave (DAP) drejtohet nga drejtori i drejtorisë me status doganor, që i përgjigjet drejtpërdrejt DP. Brenda kompetencave të përcaktuara, koordinon dhe monitoron aktivitetet e DAP dhe strukturave vartëse. Është përgjegjës për planifikim, strategji, koordinim, vendimmarrje dhe kontroll të zbatimit të strategjive, si dhe aktiviteteve për zbatimin e legjislacionit doganor, lehtësimit të tregtisë, avancimit të procedurave përkatëse doganore, zbatimi i të cilit është caktuar për kompetencën e DAP-së. Koordinon aktivitetet me drejtoritë tjera, departamentet doganore dhe agjencitë e tjera, si dhe me autoritetet doganore të vendeve të treta në kuadër të marrëveshjeve në fuqi. Është përgjegjës për zhvillimin e sistemeve dhe instituteve brenda drejtorisë dhe përkrahjes në aplikimin e drejt të tyre nga drejtoritë tjera. Kujdeset për zbatim të legjislacionit doganor në lidhje procedurat, akcizën, rregullat e origjinës, klasifikimit doganor të mallrave dhe tarifës doganore, vlerës doganore, laboratorit të doganës dhe mbikëqyrjes së borxheve.
Kjo Drejtori përbëhet nga Departamenti i Akcizës, Tarifës, Origjinës dhe Procedurave, si dhe njësive vartëse brenda DATOP.