Departamenti i Akcizës, Tarifës, Origjinës dhe Procedurave

Departamenti i Akcizës, Tarifës, Origjinës dhe Procedurave (DATOP) drejtohet nga udhëheqësi i departamentit me status doganor, që i përgjigjet drejtpërdrejt drejtorit të DAP-së. Është përgjegjës për njësitë organizative vartëse të departamentit DATOP, menaxhimin e instituteve dhe procedurave doganore, akcizës, rregullave të origjinës, klasifikimit doganor të mallrave dhe tarifës doganore, laboratorit doganor, si dhe menaxhimin e mbledhjes së detyrimeve nga fushë-veprimtaria e DATOP-së. Departamenti është përgjegjës për zhvillim të procedurave dhe instituteve për administrim profesional, mbikëqyrës, udhëzues dhe funksional të ndërtimit të sistemeve dhe instituteve të Doganës, për gjetjen e formave më të lehta të administrimit praktik në operativë, si dhe mundësive të lehtësirave doganore. Siguron koordinim me DOK dhe departamentet tjera sidomos ato rajonale. 

Departamenti i Akcizës, Tarifës, Origjinës dhe Procedurave përbëhet nga sektorët si në vijim: Sektori i Origjinës (SO); Sektori i Tarifës (ST); Sektori i Vlerës (SV); Sektori i Laboratorit (SL); Sektori i Procedurave dhe Autorizimeve (SPA); Sektori i Mbikëqyrjes së Procedurave me Ndikim Ekonomik (SMPMNE); Sektori i Akcizë (SA) dhe Sektori i Borxheve (SB).