Sektori i Vlerës
Sektori i Vlerës (SV) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet udhëheqësit të DATOP. SV administron procedurat dhe proceset e punës që ndërlidhen me fushën e sektorit të vlerës doganore. Administron me procesin e vlerësimit doganor të mallrave, kritereve për vlerësim të drejtë të mallrave dhe rregullave që përcaktohen me udhëzime të brendshme, implementimin e drejtë të metodave të vlerësimit të mallrave sipas marrëveshjes së përgjithshme mbi tarifat dhe tregtinë dhe përditësimin e kursit të këmbimit. Ndërton vlerat referuese, bazuar në burimet e miratuara, si dhe mbikëqyr zbatimin e tyre. Gjithashtu, siguron përditësimin e dosjes me të dhënat e disponueshme, si dhe përgatit dhe administron udhëzimet dhe urdhrat, që kanë të bëjnë me vlerën doganore. Në bashkëpunim me njësitë tjera të Doganës, siguron zbatimin korrekt dhe unifikimin e vlerës doganore të mallrave dhe trajtimin e barabartë në aspektin e vlerësimit të mallrave.
Mbikëqyr dhe monitoron rrjedhën e vlerave për mallrat në import dhe rrjedhën e tregtisë që ndërlidhet me vlerësimin e mallrave.