Sektori i Procedurave dhe Autorizimeve

Sektori i Procedurave dhe Autorizimeve (SPA) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet udhëheqësit të DATOP.  SPA administron procedurat dhe proceset e punës në kuadër të sektorit të procedurave doganore dhe autorizimeve. Është përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e procedurave doganore, parimeve dhe kritereve, afateve dhe përcaktimin e kushteve mbi magazinat doganore, regjimet pezulluese, procedurave me ndikim ekonomik, procedurat dhe kërkesat e subjekteve të ndryshme që shfrytëzojnë autorizime, licenca, aplikacione, forma të ndryshme dhe dokumente tjera përcjellëse që kanë të bëjnë për kushtet dhe masat që duhet të plotësohen për autorizime të ndryshme, licenca të subjekteve tjera, ku kërkohet licencë dhe autorizime. 
Bashkëpunon ngushtë me sektorët tjerë dhe rekomandon mbikqyrësit për aprovimin dhe revokimin e autorizimeve të lëshuara për procedura doganore.  
Administron procedurat dhe proceset e punës mbi autorizimet e procedurave të thjeshtëzuara dhe ofrimi i lehtësirave tregtare dhe doganore që ofron Kodi Doganor dhe i Akcizave. Menaxhon procesin administrativ në lidhje me Operator Ekonomik i Autorizuar (OEA), siguron procedurat e harmonizuara me referencë në arenën ndërkombëtare dhe standardeve të njohura të BE-së (në veçanti WCO SAFE), nga marrja e kërkesës për autorizim te kontrollet dhe lëshimi i certifikatës.