Drejtoria e Zbatimit të Ligjit

Drejtoria e Zbatimit të Ligjit (DZL) drejtohet nga drejtori i drejtorisë me status doganor që i përgjigjet drejtpërdrejt drejtorit të Përgjithshëm (DP). Brenda kompetencave të përcaktuara, koordinon dhe monitoron aktivitetet e DZL dhe strukturave vartëse. Është përgjegjëse për planifikim, strategji, vendimmarrje, koordinim dhe kontroll të zbatimit të strategjive, si dhe ndërmerr aktivitete për zbatim të legjislacionit doganor për parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve tjera ilegale, lehtësimin e tregtisë së ligjshme, si dhe çështje tjera, zbatimi i të cilit është caktuar për kompetencën e DZL-së. Bashkërendon aktivitetet me agjencionet tjera të zbatimit të ligjit në Kosovë dhe jashtë nga fusha e anti-kontrabandës, hetuesisë, inteligjencës, analizës së riskut, të drejtës pronësore intelektuale (DPI) etj., për të siguruar zbatueshmëri në përputhje me legjislacionin dhe marrëveshjet në fuqi. DZL përbëhet nga Departamenti Operativ dhe Hetimor (DOH) dhe sektorët vartës.