Drejtoria e Shërbimeve të Përbashkëta

Drejtoria e Shërbimeve të Përbashkëta (DSHP) drejtohet nga drejtori i drejtorisë me status doganor, që i përgjigjet drejtpërdrejt DP. Brenda kompetencave të përcaktuara, koordinon dhe monitoron aktivitetet e DSHP dhe strukturave vartëse. Është përgjegjës për planifikim, strategji, koordinim dhe kontroll të zbatimit të strategjive, si dhe ndërmerr aktivitete dhe vendime për zbatim të legjislacionit, zbatimi í të cilit është caktuar për kompetencën e DSHP. Është përgjegjës për politikat e buxhetit të Doganës dhe për detyrimet që kanë të bëjnë me kontabilitet dhe shpenzime. Kujdeset rreth zhvillimit të politikave dhe strategjive të BNJ dhe zbatimit të legjislacionit përkatës. Përgatit planin vjetor të buxhetit për Doganën dhe njësive organizative të saj. Kujdeset dhe monitoron politikat e prokurimit dhe TI, duke përfshirë inovacionet në sistemet e TI-së dhe ASYCUDA.

DSHP përbëhet nga njësi organizative departamentale dhe sektoriale nën menaxhimin e drejtorit të DSHP-së apo të departamenteve respektive, siç përshkruhen në vijim:

 Departamenti i Financave dhe Logjistikës(DFL).
 Departamenti për Sisteme Doganore dhe Teknologji Informative (DSD&TIK).
 Departamenti i Burimeve Njerëzore (DBNJ).
 Departamenti i Prokurimit (DP).