Departamenti i Financave dhe Logjistikë

Departamenti i Financave dhe Logjistikës (DFL) udhëhiqet nga udhëheqësi i departamentit me status doganor, që i përgjigjet drejtpërdrejt drejtorit të DSHP. Kujdeset rreth zbatimit praktik të kërkesave të kontabilitetit në kuptim të përputhjes së taksave dhe aspekteve të thesarit, duke kryer proceset, kontrollet dhe procedurat përkatëse. Menaxhon marrëdhëniet me bankat e caktuara në lidhje me çështjet teknike-operative. Planifikon dhe administron shpenzimet buxhetore të ndara dhe të ardhurat e mbledhura nga taksat e ndryshme dhe detyrimet doganore. Ka autorizime të kthejë fondet bazuar në procedurat ligjore. Përgatit planifikimin e buxhetit në bazë të planeve, programeve dhe projekteve të DP dhe njësive siç aprovohet nga DP. Është përgiegjës për buxhetin dhe shpenzimet e alokuara të autorizuara nga Ministria e Financave (MF). Kontrollon njedhën e mjeteve monetare të DK Është përgjegiës për funksionin e vlerësimit të sigurisë në punë dhe nevojave të logjistikës, nëpërmjet koordinimit, monitorimit dhe mbështetjes së zyrave për aspektet që lidhen me menaxhimin e logjistikës, mirëmbajtjen e ndërtesave, mirëmbajtjen e pajisjeve dhe automjeteve, përcaktimi i procedurave dhe kritereve për inventarin fizik dhe për shitjen e mallrave, si dhe administrimin dhe menaxhimin e arkivit të DK.

DFL përbëhet nga sektorët e mëposhtëm:

 Sektori për Logjistikë dhe Mallra të Konfiskuara (SLMK)
 Sektori për Buxhet dhe të Hyra (SBH) .