Sektori për Buxhet dhe të Hyra
Sektori për Buxhet dhe të Hyra (SBT) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet udhëheqësit të DFL. Menaxhon punën e gjithmbarshme të sektorit dhe është përgjegjës për arritjen e objektivave të caktuara. Menaxhon me stafin e Sektorit dhe në bashkëpunim me udhëheqësin, organizon punën nëpërmjet nda;jes së detyrave te vartësit e tij, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të si¡,uruar një ambient sa me kualitativ dhe produktiv të punës. Mbikëqyr mbledhjen dhe transferin e mjeteve në llogarinë e Doganës pranë BQK-së. Administron aspektet teknike dhe kontrollon procesin e regjistrimit e të hyrave në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave (SIMFK), sipas planit kontabël, bën barazimin e të hyrave mujore në bazë të kodeve ekonomike, si dhe barazimin mujor, tremujor dhe vjetor e të hyrave me Ministrinë e Financave, respektivisht me divizionin e të hyrave dhe me njësinë e barazimeve në Thesar. Mbikëqyrë dhe miraton procesin e kthimit të mjeteve në bazë të aktvendimeve nga zyrat dhe sektorët doganor, si dhe kërkesat për kthim nga bankat komerciale lidhur me transferet e bëra gabim dhe të dyfîshta, barazimin me kode ekonomike dhe përgatitjen e raporteve mujore, tremujore dlie vjetore. Pranimi dhe procedimi i kërkesave për regjistrim të bizneseve për import dhe eksport. Krahasimi dhe verifikimi i dokumentacionit me MTI-AKRB dhe regjistrimi në sistemin AW. Regjistrimi i kërkesave për agjencione doganore dhe pajisje të tyre me kartela identifikimi dhe lësliimi i certifikatave për regjistrim si Agjencion Doganor(AD). Bllokimin e bizneseve dlie aktivizimin e bizneseve në sistemin AW për import-eksport varësisht nga kërkesat e DK-së dhe ATK-së. Administron dhe kujdeset rreth zbatimit praktik të kontabilitetit e të hyrave dhe përgatit raportet/ pasqyrat financiare nëntëmujore dhe vjetore, si dhe mbajnë kontakte me divizionin e të hyrave në Thesar, BQK, Bankat komerciale, etj.
Harton dhe përgatit planifikimin e buxhetit vjetor në bazë të kërkesave të DK dhe në bazë të lejimeve buxhetore nga Ministria e Financave dhe procedurave teknike të planifikimit. Përgatit planin e KASH dhe është përgjegjës për zbatimin praktik të kontabilitetit te zotimi dhe shpenzimi i buxhetit në bazë të aspekteve dhe rregullave financiare të Thesarit. Eshtë përgjegjës për buxhetin e alokuar dhe shpenzimet e proceduara në SIMF në bazë të kategorive dhe nënkategorive ekonomike dhe për veprimtarinë e rregullt dhe të ligjshme financiare të buxhetit të ndarë.
Është përgjegjës për tërheqjen dhe mbylljen e avanceve për para të imëta, udhëtime zyrtare, etj. Përkujdeset për aspektin teknik të mbajtjes se regjistrave, menaxhimin, barazimet dhe raportimet në S lMFK, raportimi i obligimeve të papaguara dhe kontabilitet për të gjitha aspektet e planifikimit të buxhetit, KASH, zotimeve, avanceve, korrigjimeve, shpenzimeve sipas planit kontabël dhe përgatitin raporte të ndryshme mujore, tremujore dhe pasqyrat financiare/raporti nëntëmujor dhe vjetor. Mbajnë kontakte të vazhdueshme me departamentin e Buxhetit dhe të Thesarit të Ministrisë së Financave.
Zyrtari Çertifikues (ZC) në bazë të Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit i raporton Zyrtarit Kryesor Administrativ. Zyrtari Çertifikues është staf me status doganor dhe është përgjegjës që të sigurojë që kushtet e zbatueshme të një kontrate publike të jenë përmbushur para bëțjes ose autorizimit të pagesave sipas kontratës, të sigurojë që shpenzimi i parave publike sipas një kontrate publike të bëhet në pajtim me Rregullat e Kontrollit dhe Menaxhimit Financier (KMF). Zyrtari Çertifikues po ashtu ushtron të gjitha detyrat të cilat i janë caktuar atij/asaj sipas Rregullave KMF, Zyrtari Çertifikues duhet që të identifikojë dhe menjëherë t'i raportojë me shkrim tü gjitha rastet e mos-respektimit të LMMFP dhe të Ligjit mbi Prokurimin.