Sektori i Logjistikës dhe Mallrave të Konfiskuara
Sektori i Logjistikës dhe Mallrave të Konfiskuara (SLMK) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet udhëheqësit të DFL. Ky sektor bënë planifikimin, mbikëqyrjen dhe kryeÿen e shërbimeve që kanë të bëjnë me projektet që i përkasin fushës së logjistikës, transportit dhe mallrave të konfiskuara, duke përfshirë planifikimin e buxhetit, fillimin e aktivitetit, hartimin e specifikave për projektin, mbikëq en dhe zbatimin e kontratave dhe aprovimin e kryerjes së pagesave për shërbimin/fiimizimin e pranuar. Bënë hartimin e politikave buxhetore (së bashku me stafin dhe menaxhmentin) për projektet e ndërlidhura me logjistikën, transportin dhe mallrat e konfiskuara.
Ndihmon në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës, bënë organizimin dhe menaxhimin e stafit në kuadër të detyrave të përcaktuara, mbikëqyrë dhe raporton në mënyrë të rregullt për proceset e punës. Është përgjegjës për administrimin e mallrave shpenzuese, mirëmbajtjen e objekteve qendrore dhe atyre në PKK, menaxhimin e parkut të veturave etj. Kryen detyra tjera që kërkohen në kuadër të mbështetjes dhe sigurimit të kushteve të punës për zyrtarët doganor dhe për sigurinë në punë.
Bënë pranimin e mallrave të konfiskuara nga Zyrat e Brendshme Doganore dhe Pikë Kalimet Kufitare, organizon transportin e mallrave nga terreni dhe vendosjen e mallrave në Depo Qendrore, evidenton mallrat e pranuara sipas procedurave dhe udhëzimeve përkatëse, evidenton në data baze çdo hyrje dhe dalje të mallrave nga depo dhe përkujdeset për renditjen dhe vendosjen e numrit të lëndës dhe listës se mallit. Bënë publikimin e listave të mallrave të pranuara në depo, kontrollon mallrat e pranuara (afatin e skadencës, gjendjen e mallrave) dhe inicion trajtimin e mallrave sipas vetive dhe vendimeve përkatëse, shitjen, asgjësimin, kthimin e tyre konform Udhëzimit Administrativ për trajtimin e mallrave të konfiskuara. Përgatit fletëpagesat për mallrat e shitura, bën arkivimin e dokumentacionit të mallrave të pranuara/ shkarkuara, shitura, kthyera etj. Përkujdeset për planifikimin e projekteve dhe përgatitjen e specifikave teknike për transportin e mallrave dhe angazhimin e tij sipas kërkesave nga terreni. Kryen detyra të tjera që kërkohen ne kuadër të trajtimit të mallrave të konfiskuara.