Departamenti i Sistemeve Doganore dhe Teknologjisë Informative

Departamenti i Sistemeve Doganore dhe Teknologjisë Informative (DSD-TIK) Ky departament udhëhiqet nga udhëheqësi i departamentit me status doganor dhe i përgjigjet drejtpërdrejt drejtorit të DSHP. Është përgjegjës për përcaktimin e strategjisë dhe planeve të operimit të teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit të DK. Ndërmerr veprime dhe koordinon aktivitetet për zbatimin, zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve të TI, sigurisë dhe infrastrukturës, si dhe për koordinimin dhe mbështetjen e njësive organizative të DK në nivel qendror dhe rajonal për përdorimin e sistemeve, mjeteve dhe aseteve të TI.

DSD-TIK ka nën menaxhim sektorët si vijon:

 Sektori i Sistemeve 
 Sektori ASYCUDA 
 Sektori i Përkrahjes së Teknologjisë Informative