Sektori i Sistemeve

Sektori i Sistemeve (SS) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet udhëheqësit të DSD-TIK. Kontribuon në zbatimin dhe zhvillimin e strategjisë së sistemeve doganore dhe automatizimin e procedurave Menaxhon dhe administron Sistemet e Zbatimit të Ligjit dhe Menaxhim të Rasteve, Platformën Virutale VMware dhe Auditimin e Sistemeve, Sistemit për Menaxhim të Stafit dhe sistemet tjera në lidhje me paraqitjen elektronike dhe procedurat Doganore. Është përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e të gjitha mjeteve dhe aplikimeve të cilat janë të nevojshme për automatizimin e procedurave doganore. Kryen analiza për risitë dhe zhvillimin e sistemeve teknologjike të DK-së. Propozon ndryshime dhe zgjidhje të reja teknike për përmirësimin e funksioneve të sistemeve doganore. Ofron specifikimet teknike dhe dokumentet dhe zgjidhjet e nevojshme për përmirësimin e funksioneve të sistemeve dhe procedurave të kompjuterizuara doganore dhe infrastrukturës së sistemeve Doganore.