Sektori i Përkrahjes së Teknologjisë Informative

Sektori i Përkrahjes së Teknologjisë Informative (SPTIK) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet udhëheqësit të DSD-TIK. Është përgjegjës për zhvillimin e sigurisë së sistemit, infrastrukturës së rrjetit, duke filluar nga shfrytëzuesit e rrjetit të brendshëm, firewall, certifikatat e sigurisë dhe PKI ( public key infrastructure), implementimin e funksionimit të vazhdueshëm në punë (business continuity) për infrastrukturë, sisteme dhe siguri të TI. Organizimi, monitorimi, menaxhimi dhe vlerësimi i performancës së resurseve, aktiviteteve dhe infrastrukturës së TI. Zhvillon, administron, mirëmban dhe mbikëqyr zbatimin e politikave, procedurave dhe planeve që kanë të bëjnë me administrimin e sistemit të sigurisë, infrastrukturës, sistemeve server, data-baza, aplikacione dhe qasjen e shfrytëzuesve në sistem. Përcakton dhe implementon planin e rimëkëmbjes (disaster recovery plan), për: infrastrukturën e rrjetës, sistemet server, data-bazat, aplikacionet dhe sigurinë e sistemeve. Garanton funksionimin e duhur të sistemeve dhe pajisjeve server si: Domain Controller, Storage-Data file server, Firewall, Backup dhe sistemet e tjera të TI; si dhe sistemet e vëzhgimit me kamera, varësisht nevojave të organizatës, të garantojë freskimet e duhura dhe funksionimin e data-bazave dhe aplikacioneve që kanë të bëjnë me Financat, Burimet Njerëzore, Logjistikën, Prokurimin dhe aplikacionet tjera, për të cilat është përgjegjëse TI, të garantojë përkrahjen teknike të nevojshme për të gjitha zyrat e DK-së, për instalimet, mirëmbajtjen, shfrytëzimin e pajisjeve dhe rrjetës.