Sektori i ASYCUDA
Sektori i ASYCYDA (SAW) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet udhëheqësit të DSD-TIK. Menaxhon dhe administraton zhvillimin e sistemit ASYCUDA World (AW), administrimin dhe zhvillimin e platformës BI – Cognos, SEED dhe sistemet e tjera të cilat kanë të bëjnë me paraqitjen elektronike dhe procedurat doganore. Siguron mirëmbajtjen e rregullt të sistemeve të kompjuterizuara doganore dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve të ndryshme dhe mjetet e nevojshme për të mbështetur punën e zyrave. Kontribuon në zbatimin e projekteve ndër-agjenci dhe bashkëpunimit rajonal të tilla si SEED, etj. Është përgjegjës për të kryer shërbimet e instalimit të bazës së të dhënave për Sistemet Doganore dhe të testimit në lidhje me versionet e reja të sistemit operativ, duke ruajtur dhe ndjekur ndryshimet në legjislacion dhe procedura me qëllim të futjes së tyre në sistem. Bazuar në autorizimet përkatëse dhe raportet e marra nga njësitë organizative, kryen përmirësimet e nevojshme në sistem.