Sektori i Borxheve

Sektori i Borxheve (SB) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet udhëheqësit të DATOP. SB administron proceset dhe procedurat e punës në sektorin e borxheve. Menaxhon proceset e punës, koordinon, mbikëqyr dhe kontrollon përmbushjen e borxhit doganor, të përcjella nga  njësitë tjera organizative. Menaxhon dhe mbikëqyr proceset e garancive bankare për të gjitha procedurat doganore. Në bashkëpunim me njësitë tjera organizative, menaxhon kërkesat për planin e kësteve për pagesën e borxhit doganor, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave, ligjeve tjera, akteve dhe vendimeve që ndërlidhen me borxhet. Sipas delegimit, rekomandon ndalimin e procedurave të importit për subjektet  që nuk përmbushin detyrimet e ligjshme. Është kompetent për përgatitjen e rasteve dhe dokumenteve që duhet t’u dorëzohen për ekzekutimin e borxhit doganor në koordinim dhe bashkëpunim me Sektorin e Përfaqësimeve (për organin përmbarues). 
Bashkëpunon me sektorët përgjegjës për rritjen e efikasitetit në mbledhjen e borxheve dhe eliminimin e zbrazëtirave që ndikojnë për krijimin e borxheve. Jep rekomandime adekuate për përmirësimin e efikasitetit të mbikëqyrjes së realizimit të kontrollit, që ka të bëjë me borxhet doganore.