Sektori i Origjinës

Sektori i Origjinës (SO) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet udhëheqësit të DATOP. SO administron procedurat dhe proceset e punës mbi origjinën e mallrave sipas marrëveshjeve preferenciale, procedurat e lëshimit të certifikatave të origjinës preferenciale, ndjek zbatimin e masave të politikës tregtare, të kuotave dhe të dhënave mbi origjinën e mallrave dhe të masave tjera tregtare. Ofron udhëzime procedurale, përpilon akte sqaruese, trajton dhe përgjigjet në kërkesat e njësive tjera organizative dhe ofron këshilla të legjislacionit në çështjet që kanë të bëjnë me origjinën e mallrave. Menaxhon dhe koordinon zbatimin e dispozitave ligjore mbi origjinën e mallrave, duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare. Ofron informacion të detyrueshëm të origjinës (IOD-BOI) dhe monitoron zbatimin e "eksportuesit të autorizuar". Shqyrton kërkesat lidhur me përcaktimin e origjinës së mallrave. 
Bashkëpunon me komunitetin e biznesit dhe me Institucionet tjera që ndërlidhen me fushën e preferencave dhe origjinës. Në koordinim edhe me njësitë tjera organizative, kryen analiza dhe ekspertizë në fushën e origjinës së mallrave.