Sektori i Akcizës
Sektori i Akcizës (SA) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet udhëheqësit të DATOP. SA administron procedurat dhe proceset e punës në sektorin e akcizës së brendshme, propozojnë dhe rekomandojnë plotësimin dhe ndryshimin e dispozitave ligjore për ngritjen e të hyrave të akcizës së brendshme, format dhe mënyrën e mbikëqyrjes së subjekteve dhe rritjes se efikasitetit.
Mbikëqyr subjektet e autorizuara si DMA, DDMA dhe TMA dhe raporton inkasimin e taksës së akcizës nga prodhuesit vendorë të produkteve me akcizë. Siguron ofrimin e lehtësirave për subjektet prodhuese akcizore. Mbikëqyr punën dhe veprimtarinë e subjekteve të autorizuara që kanë të bëjnë me akcizën e brendshme dhe prodhuesve vendor, si dhe ndërmerr veprime dhe aktivitete të përbashkëta me njësitë tjera për luftimin e informalitetit në fushën e kësaj veprimtarie. Identifikon fushat specifike në mbledhjen e të hyrave nga taksa e akcizës se brendshme, përpunimin e të dhënave dhe raportimin e tyre.
Administron proceset e punës në lidhje me autorizimet, kushtet, parimet dhe lejimet e përdorimit të banderolave dhe mbikëqyr sistemin dhe masat e kontrollit të banderolave për subjektet ekonomike.
Administron proceset e punës në lidhje me mbikëqyrjen dhe kthimet, raportimin e kthimit të mjeteve të inkasuara, që ndërlidhen me autorizimet dhe lirimet e produkteve akcizore për procese të përpunimit dhe prodhimit që ndërlidhen me dispozitat ligjore në fuqi.