Sektori i Laboratorit

Sektori i Laboratorit (SL) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet udhëheqësit të DATOP. SL administron procedurat dhe proceset e punës që ndërlidhen me Laboratorin Doganor. Përcakton metodat dhe teknikat për analizën kimike, teknologjike dhe mikrobiologjike të mallrave sipas standardeve të kërkuara. Analizon mostrat e marra nga zyrat doganore dhe njësitë tjera organizative dhe lëshon raporte testimi përkatëse për verifikimin e llojit të mallrave. Administron dhe mirëmban pajisjet e Laboratorit Doganor. Përcakton dhe siguron mbështetje metodologjike për analizën e produkteve që iu nënshtrohen kontrolleve doganore, me qëllim të klasifikimit të tyre, jep mendime në verifikimin e karakteristikave, konformitetit dhe cilësisë së produkteve të ndryshme që i nënshtrohen analizave, për të verifikuar përputhshmërinë e tyre me standardet e kërkuara, specifikimet teknike për klasifikimin e mallrave sipas kërkesave nga njësitë tjera organizative. 
Mbikëqyr punën dhe sigurimin e cilësisë së analizave, përditësimin e bazave e të dhënave të metodave analitike, identifikimi i nevojave instrumentale të laboratorëve, sigurimin e bashkëpunimit me laboratorë të tjerë për mallrat, të cilat nuk mund të analizohen nga laboratori doganor i DK-së.