Sektori i Tarifës
Sektori i Tarifës (ST) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet udhëheqësit të DATOP. ST administron procedurat dhe proceset e punës në kuadër të përditësimit të tarifës dhe sistemit të harmonizuar të mallrave (nomenklaturën e kombinuar). Harton dhe përditëson harmonizimin e nomenklaturës së kombinuar të mallrave dhe masat e politikës tregtare mbi bazën e vendimeve të Qeverisë, publikimin dhe përditësimin e Tarifës Doganore, shënimet shtesë, shënimet sqaruese dhe notat shpjeguese të sistemit të harmonizuar të ndryshimeve nga OBT/ OBD dhe BE të TARIK-ut, jep informacion tarifor të detyrueshëm (ITD - BTI), përpunon kërkesat në lidhje me klasifikimin e mallrave sipas TARIK dhe administron operacionet e privilegjuara. Menaxhon dhe koordinon zbatimin e dispozitave për tarifat e mallrave. Është përgjegjës për mendimin tarifor në klasifikimin e mallrave sipas delegimit.
Përgatit propozime për hartimin e udhëzimeve të brendshme për tarifa doganore. Në koordinim me njësitë tjera, identifikon fushat me rrezik të lidhura me tarifën doganore dhe mallrat specifike. Ofron interpretim në çështjet që lidhen me Tarifën Doganore.