Sektori i Mbikqyrjes së Procedurave me Ndikim Ekonomik

Sektori i Mbikëqyrjes së Procedurave me Ndikim Ekonomik (SMPMNE) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, që i përgjigjet udhëheqësit të DATOP. SMPMNE administron procedurat dhe proceset e punës në kuadër të sektorit të mbikëqyrjes së autorizimeve, licencave, kushteve dhe masave të autorizimeve, si dhe afateve dhe garancioneve sipas kritereve dhe parimeve të ndërtuara dhe udhëzon subjektet në përfilljen e procedurave në përputhje me autorizimet dhe licencat për subjektet ekonomike/ operatorët e autorizuar dhe siguron se zbatimi i procedurave është në përputhje me legjislacionin në fuqi. Përcakton metodat dhe teknikat e kontrollit nën regjime me pezullim të taksave dhe procedura tjera të autorizuara.
Është përgjegjës për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e mbikëqyrjes së procedurave doganore për përpunimin nën kontrollin doganor, procedurën e përpunimit të jashtëm, procedurat e përpunimit të brendshëm dhe të produkteve kompensuese, magazinim doganor, lirim në qarkullim të lirë, procedura të thjeshtëzuara dhe procedura tjera. Përgatit raporte me të dhëna specifike dhe rekomandon për masat administrative adekuate për t’u siguruar se kushtet e përcaktuara me autorizim janë respektuar nga subjektet e autorizuara. 
Në bashkëpunim me sektorët tjerë relevant sidomos me SPA, rekomandon te mbikëqyrësit për vendim përfundimtar për revokimin e autorizimit/ licencës të lëshuar për procedurat doganore.