Departamenti Doganor - Gjilan

Departamenti Doganor Rajonal i Gjilanit, në kuadër të Drejtorisë së Operimit dhe Kufirit (DOK) fushëveprimin e tij e shtrinë në territorin e tri komunave: Kamenicë, Gjilani dhe Viti. Gjegjësisht në pjesën lindore të Republikës së Kosovës, në një vijë kufitare prej 140 km dhe kufizohet me Republikën e Serbisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Selia e DDR Gjilanit është e vendosur në objektin e terminalit doganor në Zyrën e Brendshme Doganore (ZBD) Dheu i Bardhë, që ndodhet 22 km nga qyteti i Gjilanit, në rrugën Gjilan – Bujanovc. 
Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=42.506300&long=21.641280 
Në kuadër të këtij Departamenti Doganor Rajonal, funksionojnë tre Pikë Kalime Kufitare (PKK) dhe një Zyre e Brendshme Doganore (ZBD)- terminal doganor.
DDR-Gjilan konform dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave, legjislacionit të zbatueshëm doganor dhe planit strategjik të Doganës se Kosovës, kryen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale, gjithashtu administron, bashkërendon dhe monitoron aktivitetet e Pikë Kalimit Kufitar (PKK) Dheu i Bardhë, Pikë Kalimit Kufitar (PKK) Muçibabë, Pikë Kalimit Kufitar (PKK) Stançiq dhe në terminalin doganor ZBD Dheu i Bardhë. 
Një ndër sfidat e DDR Gjilan është kontrabanda në vijën e gjelbër të kufirit, pasi që DDR Gjilan , shtrihet në një brez kufitar, ku terreni gjeografik është i favorshëm për kontrabandë të mallrave. 
Në të gjitha PKK-të dhe ZBD-ët janë të montuara kamerat e sistemit CCTV për monitorimin e lëvizjeve gjatë 24 orëve.