Departamenti Përkrahës i Drejtorisë Operative dhe të Kufirit
Departamenti Përkrahës i Drejtorisë Operative dhe të Kufirit (DPDOK) udhëhiqet nga udhëheqësi me status doganor, që i përgjigjet drejtorit të DOK. Kujdeset dhe mbikëqyrë aktivitetet rreth sektorit të pranimit dhe vlerësimit të deklaratave doganore dhe dokumenteve të nevojshme për vlerësim të mallrave të importit, shenjëstrimin e dërgesave për vlerësim të pajtueshmërisë operacionale të bazuar në sistemin e menaxhimit të riskut. Është përgjegjës për koordinim dhe zbatim të strategjive të DK-së për MIK, menaxhimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, Njësisë së Përbashkët të Inteligjencës dhe Analizës së Rrezikut (riskut), duke siguruar koordinim operacional me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit. Raporton rreth zbatimit të marrëveshjes së MIK dhe marrëveshjeve të dala nga dialogu teknik në Bruksel nga fusha e Doganës, si dhe zbatimit të obligimeve që dalin nga Ligji për Kontrollin e Kufirit Shtetëror dhe Ligji për Bashkëpunim ndërmjet Autoriteteve të përfshira në Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK). DPDOK përbëhet nga sektorët si në vijim:
Sektori për Pranim (SPR).
Sektori për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (SMIK).
Sektori i Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufirit (SQKMK).
Njësia e Përbashkët e Inteligjencës dhe Analizës së Rrezikut (NPIARR).