Sektori/Njësia e Përbashkët e Inteligjencës dhe Analizës së Rrezikut
Sektori/Njësia e Përbashkët e Inteligjencës dhe Analizës së Rrezikut (NPIARR) udhëhiqet nga udhëheqësi i sektorit me status doganor, i cili i përgjigjet Udhëheqësit të Departamentit Përkrahës të DOK. Është përgjegjës për mbledhjen, hulumtimin, procedimin, vendosjen, analizën dhe furnizimin me informata për zyrën qendrore të Inteligjencës. Identifikon fushat me rrezik për trafiqet e mallrave të kontrabanduara, duke përfshirë edhe ato të ndaluara, rekruton burime potenciale të informatës dhe kujdeset për mirëmbajtjen e marrëdhënies me informatorët. Nëpërmjet zyrtarëve ndërlidhës ofron këmbimin e informatave, ofron mbështetje koordinuese për oficerët tjerë brenda dhe jashtë institucionit.