Departamenti Doganor - Prishtinë
Departamenti Doganor Rajonal Prishtina, në kuadër të Drejtorisë së Operimit dhe Kufirit (DOK) fushëveprimin e saj e shtrinë në territorin e komunave: Prishtinë dhe Fushë Kosovë, gjegjësisht në pjesën qendrore të Republikës së Kosovës. Selia e DRD Prishtina është e vendosur në objektin e terminalit doganor në Zyrën e Brendshme Doganore (ZBD) Prishtina 1 në periferi të qytetit të Prishtinës në magjistralen Prishtinë –Fushë Kosovë.
Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=42.645152&long=21.133179
Në kuadër të këtij Departamenti Rajonal Doganor, funksionojnë një Pikë Kalim Kufitar (PKK), një zyrë postare (ZP) dhe katër Zyre të Brendshme Doganore (ZBD)- terminale doganore.
DRD-Prishtina konform dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave, legjislacionit të zbatueshëm doganor dhe planit strategjik të Doganës së Kosovës, kryen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale, gjithashtu administron, bashkërendon dhe monitoron aktivitetet e Pikë Kalimit Kufitar (PKK) Aeroporti, Zyrës Postare(ZP) Fushë Kosovë dhe në terminalet doganore ZBD Prishtina1, ZBD Prishtina 2, ZBD Prishtina 3 dhe ZBD Aeroporti.
Në të gjitha PKK-të dhe ZBD-të janë të montuara kamerat e sistemit CCTV për monitorimin e lëvizjeve gjatë 24 orëve.