Zyra e Brendshme Doganore Prishtina 3

Zyra e Brendshme Doganore Prishtina 3 - (ZBD/2080)
Në kuadër të DRD Prishtina, operon terminali doganor  ZBD Prishtina 3 i cili ndodhet në dalje të qytetit të Fushë Kosovës  në magjistralen Prishtinë –Pejë. 
Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=42.619128&long=21.082020
ZBD Prishtina 3 operon  08-18h / E Hënë –E Shtune   [të  Dielën –nuk punohet]
Stafi i ZBD-së janë të organizuar në  ndërrime dhe punojnë me orar 10 orësh. 
Terminali ka një hapësirë për 120 kamionë/mauna dhe ka infrastrukturë përcjellëse për nevojat e administratës së doganës dhe agjentëve doganor, posedon 3 bina të mbyllura për kontroll fizik të mallrave të mbuluar me pajisje të teknologjisë informative, 1 depo doganore, 1 depo publike,  hapësirën për mallra që kërkojnë të mbahen në kushte të veçanta, peshoren për matjen e  ngarkesave të mallit.
Në ZBD Prishtina 3 kryhen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale.