Zyra e Brendshme Doganore Prishtinë
Zyra e Brendshme Doganore Prishtina 1 - Terminali Devolli - (ZBD/2020)
Në kuadër të DRD Prishtina, operon terminali doganor ZBD Prishtina 1 i cili ndodhet në periferi të qytetit të Prishtinës në magjistralen Prishtinë –Fushë Kosovë.
Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=42.645152&long=21.133179
ZBD Prishtina 1 operon 08-18h / E Hënë –E Shtunë [të Dielën – nuk punohet]
Stafi i PKK-së janë të organizuar në ndërrime dhe punojnë me orar 10 orësh.
Terminali në ZBD Prishtina 1 ka një hapësirë për 200 kamionë/mauna dhe ka infrastrukturë përcjellëse për administrim të mallrave të rrezikshme, posedon 2 depo për strehim të përkohshëm të mallit, një depo ndihmëse për barna, frigon - hapësirën për mallra që kërkojnë të mbahen në kushte të veçanta, peshoren për matjen e ngarkesave të mallit, 5 bina të mbyllura për ekzaminim fizik të mallit.
Në ZBD Prishtina 1 kryen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale.