Zyra e Brendshme Doganore Interevropa

Zyra e Brendshme Doganore Prishtina 2 - Terminali Intereuropa- (ZBD/2050)
Në kuadër të DRD Prishtina, operon terminali doganor  ZBD Prishtina 2 i cili ndodhet në periferi të qytetit të Prishtinës në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë përballë Kazermës së FSK-së “Adem Jashari”
Shih koordinatat https://www.latlong.net/c/?lat=42.647543&long=21.134485
ZBD Intereuropa operon 08-18h / E Hënë –E Shtunë   [të  Dielën –nuk punohet]
Stafi i ZBD-së janë të organizuar në ndërrime dhe punojnë me orar 10 orësh. 
Në këtë zyrë lejohet zhdoganimi i mallrave të deponuara sipas termave të Autorizimit që posedon kompania “Intereuropa” Sh. A.- Depo Doganore e Tipit A.
Terminali doganor, si magazinë publike doganore disponon me infrastrukturë të mjaftueshme si: parkingje, zyrë administrative, zyre të trupave qeveritare (Dogana, AUV), zyre të agjensioneve doganore, platforma manipulative të brendshme dhe të jashtme ku pajisjet ngarkuese shkarkuese, platformat lëvizëse dhe statike ofrojnë kushte ideale për manipulim me mallra (ngarkim, shkarkim, ri ngarkim, strehim etj.).
Në ZBD Prishtina 2 kryhen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale.