Posta Doganore

Zyra Postare Fushë Kosove- (PD/2022)
Zyra Postare Fushë Kosovë ndodhet 6 km larg nga qyteti i Prishtinës  në rrugën magjistrale Prishtinë –Fushë Kosovë.
Kjo zyrë funksionon në kuadër të ZBD Interevropa.
Shih koordinatat  https://www.latlong.net/c/?lat=42.646439&long=21.120076
Zyra Postare operon  08-16h / E Hënë –E Shtunë   [të  Dielën –nuk punohet]
Stafi i janë të organizuar në  ndërrime dhe  punojnë me orar 8 orësh.
Zyra Postare Fushë Kosovë kryesisht  trajton dërgesat postare që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës përmes transportit rrugor. 
Prioritet i punës në këtë zyrë është aplikimi i kontrolleve te dërgesat postare, zhdoganimi i dërgesave jo komerciale me DU4 si dhe parandalimi i kalimit të mallrave të ndaluara.