Departamenti Doganor - Ferizaj

Departamenti Doganor Rajonal i Ferizajt, në kuadër të Drejtorisë së Operimit dhe Kufirit (DOK) fushëveprimin e saj e shtrinë në territorin e komunave: Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit dhe Shtërpcë, gjegjësisht në pjesën jugore të Republikës së Kosovës, në një vijë kufitare prej 110 km dhe kufizohet me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Selia e DRD Ferizaj është e vendosur në objektin e terminalit doganor në Zyrën e Brendshme Doganore (ZBD) Ferizaj në rrugën transitore Ferizaj – Shtime. 
Shih koordinatat: https://www.latlong.net/c/?lat=42.506300&long=21.641280
Në kuadër të këtij Departamenti Rajonal Doganor, funksionojnë tri Pikë Kalime Kufitare (PKK) dhe dy Zyre të Brendshme Doganore (ZBD)- terminal doganor.
DRD- Ferizaj konform dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave, legjislacionit të zbatueshëm doganor dhe planit strategjik të Doganës se Kosovës, kryen funksione operative në zbatim të procedurave doganore që mundësojnë importin, eksportin dhe transitin e mallrave komerciale, gjithashtu administron, bashkërendon dhe monitoron aktivitetet e Pikë Kalimit Kufitar (PKK) Hani i Elezit, Pikë Kalimit Kufitar (PKK) Glloboqicë, Pikë Kalimit EP (Evidenca Paraprake) Hani i Elezit dhe në terminalet doganore ZBD Ferizaj dhe ZBD Hani i Elezit. Një ndër sfidat e DRD Ferizaj është kontrabanda në vijën e gjelbër të kufirit, pasi që DRD Ferizaj, shtrihet në një brez kufitar, ku terreni gjeografik është i favorshëm për kontrabandë të mallrave. Në të gjitha PKK-ët dhe ZBD-të janë të montuara kamerat e sistemit CCTV për monitorimin e lëvizjeve gjatë 24 orëve.